Kthehu lart

Google Maps sjell risinë që do të na e bëjë me të lehtë kërkimin

Google Maps sjell risinë që do të na e bëjë me të lehtë kërkimin GazetaExpress

A keni përfunduar ndonjëherë në një lagje të re dhe të panjohur, duke kërkuar në mënyrë të dëshpëruar për barin më të afërt? Nëse është kështu, përditësimi më i fundit i Google Maps mund të jetë ajo që ju keni kërkuar.

Gjiganti i teknologjisë ka përditësuar skemën e ngjyrave të hartës dhe ka shtuar ikona të reja për t'i ndihmuar përdoruesit të identifikojnë me shpejtësi pikat e ndryshme të interesit.

Vendet si një kafene, kishë, muze, kopsht zoologjik ose spital do të kenë një ngjyrë dhe ikonë të caktuar për ta bërë më të lehtë për përdoruesit të gjejnë atë që po kërkojnë.

Për shembull, nëse po kërkoni një dyqan kafeje në një lagje të re, mund të hapni Google Maps dhe të kërkoni ikonën më të afërt portokalli, kodin e ngjyrave për vendet e ushqimit dhe pijeve.

Përditësimet e reja do të vendosen për disa javë në të gjitha produktet e Google që përfshijnë Google Maps.

Google Maps gjithashtu ka përditësuar drejtimin, navigimin, tranzitin dhe eksplorimin e hartave për të nxjerrë në pah më mirë informacionin më të përshtatshëm për secilën përvojë - siç janë stacionet e gazit për navigacion dhe stacionet e trenave për tranzit.

    Data: 20 Nentor 2017 19:54
    Autori: GazetaExpress
    • Ja si duket nga brenda Mercedes-Benz A-Class i ri [FOTO]

      Ja si duket nga brenda Mercedes-Benz A-Class i ri [FOTO] 0

    Të tjera