Kthehu lart

Boshkovski do të dorëzojë padi penale kundër gjykatëses Radica Vasilevska (VIDEO)

Boshkovski do të dorëzojë padi penale kundër gjykatëses Radica Vasilevska (VIDEO) GazetaExpress

Do të dorëzojmë padi penale kundër gjykatëses Radica Vasilevska për pjesëmarrje aktive në rastin e montuar politik “Fushata”, thonë në intervistë për “Makfax”, kryetari i partisë Të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkoski, transmeton Express.

Boshkoski shton se ai dhe ekipi i tij i avokatëve kanë mbledhur dëshmi se bëhet fjalë për kurdisje policore dhe poltike dhe do ta udhëheqin paralelisht me lëndën e Prokurorisë Speciale të quajtur “Tortura”.

“Gjyqësori patjetër duhet të lirohet nga gjykatësit e korruptuar. Derisa nuk i shohim në bankën e të akuzuarve, pjesa tjetër e tregimit është pjesë e errët se ekzistojnë marrëveshje, pasi që kemi dëshmi. Mua kur më arrestuan zyrtarët policor më thanë se do të qëndroj në burg 8 vjet dhe gjykatësja Radica Vasilevska nuk më dënoi hiç më pak se sa më thanë. Rasti “Rover”, i cili ende po zgjat, është edhe më monstruoz, kemi edhe dëshmi se si Prokuroria bashkë me Grujovskin, i cili tani është në pritje të ekstradohet nga Greqia, kanë ardhur në Idrizovë që të më kërcënojnë”, thotë Boshkoski.

Boshkoski ka folur edhe për mundësinë e së tij në përbërjen e re qeveritare për plotësimin e vendeve ministrore të cilat tani janë të zbrazura./Express/

    Data: 23 Nentor 2017 11:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera