Kthehu lart

Gafa e Taravarit: Një ton ar peshon më shumë se një ton hekur! (VIDEO)

Gafa e Taravarit: Një ton ar peshon më shumë se një ton hekur! (VIDEO) GazetaExpress

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari është “ngacmuar” nga gazetarja e emisionit “Shkurt e Shqip” me disa pyetje provokuese, transmeton Express.

Që në fillim të intervistës Tavari ka dhënë një përgjigje epike për një pyetje që rëndom bëhet për të provokuar nivelin e shpejtësisë së mendimit.

Mirëpo akoma pa filluar mirë intervistën Kryetari i Komunës së Gostivarit ka bërë gafën e madhe, ku i pyetur se kush peshon më shumë një ton ar apo një ton hekur, “Një ton ar, normalisht” ka thënë ai, duke u bërë sensacion në internet. Gafën e kryetarit të komunës e gjeni në minutën 1:15 të videos. /Express/

    Data: 23 Nentor 2017 09:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera