Kthehu lart

Ordanoski: Amdi Bajram nëpërmjet BDI-së po tenton të jetë pjesë e Qeverisë

Ordanoski: Amdi Bajram nëpërmjet BDI-së po tenton të jetë pjesë e Qeverisë GazetaExpress

Në politik nga njëra anë çështja e blerjes së votës është e hapur dhe nga ana tjetër të gjithë dëshirojnë të jenë me pushtetin dhe me fituesin.

Kështu tha analisti politik Sasho Ordanoski në “Studio e hapur” duke shtuar se politika në Maqedoni është klientaliste. Sipas tij, edhe kritikët dhe oponentë të kësaj qeverie, sikurse është Amdi Bajrami, nëpërmjet BDI-së, dëshiron edhe ai të jetë pjesë e qeverisë.

 “Shoh se kjo po flitet dhe dëgjojë se po flitet. Unë nëse do të kisha qenë në politike do të kisha vendosur vija të qarta, vija nëpërmjet të cilave nuk duhet të kaluar, por shoh se Zaev ka një koncept të hapur, se nuk ka standarde të larte morale dhe politike në këtë fazë në të cilën kërkon përkrahje nga të gjithë, sepse na presin çështje të mëdha për zgjidhje”, deklaroi Ordanoski në “Studio e hapur”, deklaroi Ordanovski.

 Ai ka shtuar se skena politike në Maqedoni ka nevojë pastrohet nga disa politikanë.

“Kur e përmendëm Amdi Bajramin, mendoj se ai është një politikanë i tillë. Ne duhet të pastrojmë, dhe nuk është vetëm ai. Mendoj se edhe tek shqiptarët dhe tek maqedonasit ka edhe shumë të tillë, me të cilët duhet pastruar, sepse nuk mund të pranohet gjithçka, çdokush të jetë i mirë për çdo situatë, të ketë njerëz që mund të ndryshojnë fanellë”, tha më tej Ordanovski, duke shtuar se megjithatë ai politikën e kupton si aktivitet në të cilën vlejnë edhe standarde morale përpos atyre politike.

Ordanoski tha se Maqedonisë i duhet koncentrim në prioritetet që janë me rëndësi. 

    Data: 22 Nentor 2017 20:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera