Kthehu lart

Ordanoski: Zaevit i duhet një shumicë më stabile në Kuvend për të zgjidhur çështjet e mëdha

Ordanoski: Zaevit i duhet një shumicë më stabile në Kuvend për të zgjidhur çështjet e mëdha GazetaExpress

Maqedoninë në muajt e ardhshëm e pret një plan i qartë për fluturim dhe ky plan është intensiv. Po fluturojmë drejt Brukselit në dy drejtime: në drejtim të NATO-së dhe të BE-së.

Kështu tha në emisionin “Studio e hapur” analisti politik Sasho Ordanovski duke shtuar kjo agjendë do ta stabilizoj vendin edhe në çështje të brendshme, nga natyra ekonomike dhe sociale, ngase sipas tij, ky vend është lënë pas dore dhe në duhen bërë shumë veprime për të filluar dhe jetuar më mirë.

“Piloti kryesor tani për tani quhet Zoran Zaev. Mendoj se ai rreth tij ka një fuqi gravituese i cili tërheq dhe mund të zgjedh se kush mund të futet në avion. E shoh se politika e tij është në avion të ketë sa më shumë njerëz. Ka një disproporcion, përkrahja politike që e fitoi pas zgjedhjeve lokale është shumë më e madhe nga ajo që është shumica në Kuvend. Për këtë shumicë të ngushtë në kuvend ai, është vënë në një pozicion që duhet të zgjeroj ekipin, dhe ta zgjeroj koalicionin me përkrahje të ndryshme”, tha Ordanovski në “Studio e hapur”, duke shtuar se agjenda është me çështje të mëdha dhe ajo kërkon një shumicë më stabile në Kuvend në mënyrë që të votohen dhe të kalojnë këto çështje të mëdha politike.

    Data: 22 Nentor 2017 20:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera