Kthehu lart

"Sopoti" dhe "Trust" sot në gjykatë

"Sopoti" dhe "Trust" sot në gjykatë GazetaExpress

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Trust” dhe “Sopoti”. Lënda “Sopoti”, është nga viti 2003 kur dy ushtarë polak dhe një shtetas i Maqedonisë e humbën jetën kur automjeti terrenor i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar me terrorizëm. Ata akuzohen se në vitin 2003 kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot, transmeton Express.

“Sopoti” është rihapur sërish këtë vit pasi Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të këtij viti ia dorëzoi lëndën “Sopoti” PPS, pasi që në opinion janë publikuar bisedime të funksionarëve qeveritar lidhur me këtë rast. 

Në lëndën “Trust” i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërsa të akuzuar janë edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it u morën në pyetje dëshmitarët. 

Në seancën e kaluar i pari që u mor në pyetje ishte dëshmitari i prokurorisë Feim Imeri nga Saraji, i cili për 26 vjet ka kompaninë e tij e cila quhet “Feim servos”. Kompania shet makina ndërtimore dhe ka servis. 

Prokurorët e Prokurorisë Publike Speciale e morën në pyetje dëshmitarin nëse me të vërtetë ka shitur mekanizim të kompanisë “Transmet”, sa makina dhe kur, duke i treguar atij fatura dhe kontrata.

Imeri, edhe pse e pranoi se ato janë fatura të kompanisë së tij, nuk ishte i sigurt për nënshkrimet, pasi që siç tha, me vite nënshkrimin personal e ka ndërruar.
Sipas PPS duke dorëzuar dokumente të falsifikuara për pronësinë e mekanizimit dhe për ekipimin e kuadrit, tri kompani, të bashkuara në një konsorcium, e kanë fituar tenderin e ELEM-it, përafërsisht me 1.060.000.000 denarë, gjegjësisht 17 milionë euro./Express/

    Data: 23 Nentor 2017 09:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera