Kthehu lart

Gani Dreshaj: I vetëm e kam luftuar bandën e Haki Rugovës

Gani Dreshaj: I vetëm e kam luftuar bandën e Haki Rugovës GazetaExpress

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për komunën e Istogut, Gani Dreshaj, ka thënë se i vetëm e ka luftuar bandën e Haki Rugovës, kryetari të deritashëm të kësaj komune.

Dreshaj, i cili ishte i ftuari i radhës së Fidan Jupollit në Gazetën Express, shprehet i bindur se do ta udhëheq këtë komunë.

Ai vazhdon ta quaj ende bastion të LDK-së, këtë komunë, duke iu referuar ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. 

Thotë se nuk e ka ndërmend ta ndërrojë bastionin e kësaj komune, por vetëm ta rrëzojë kryetarin e tanishëm, Haki Rugovën.

“... dhe këtë klik të keqe që është krijuar në Istog”, shprehet tutje ai, para Jupollit.

Dreshaj po ashtu flet për manipulimet dhe keqpërdorimet që dyshon se u bënë në ditën e balotazhit.

Për këto dhe shumë të tjera ndiqeni intervistën me Fidan Jupollin dhe Gani Dreshajn:

    Data: 22 Nentor 2017 20:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera