Kthehu lart

Haradinaj: Respekt për SHBA-në, por kufiri është në kullë

Haradinaj: Respekt për SHBA-në, por kufiri është në kullë GazetaExpress

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, këmbëngul se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi është në Kullë të Zhlepit. Ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që ta mbështesë idenë për rinegocimin e Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Deputeti i AAK-së në emisionin DEBAT D, ka thënë se ka respekt për SHBA-në, por askush nuk mund t’i bindë që kufiri është në Sllovinovodë.

“Unë jam i bindur që SHBA-në do të kenë mirëkuptimin në këtë rast, sepse ne po insistojmë për një zgjidhje politike të këtij problemi, që të os i lejojmë qytetarët të marrin në dorë vetë fatin e zgjidhjes së tij, sepse atakohen shumë shtresa dhe ekziston rreziku që të ketë incidente”, tha ai.

Haradinaj ka thënë më tej se shqiptarët nuk do të lejojnë tkurrjen e mëtejme të territorit.

    Data: 23 Nentor 2017 10:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera