Kthehu lart

ISIS kërkon kokën e djalit të Donald Trump-it, zbulohet mesazhi që është dërguar

ISIS kërkon kokën e djalit të Donald Trump-it, zbulohet mesazhi që është dërguar GazetaExpress

Pas kërcënimeve të disa personazhe të njohur si Ronaldo, Neymar, Messi madje dhe djali i princit William edhe djali i Donald Trump-it kërcënohet nga ISIS. Lajmi u konfirmua nga Site Intelligence Group, organi që monitoron aktivitet online të organizatave terroriste.

Në një chat xhihadist qarkullon fotoja e Barron, djalit 11 vjet të presidentit të SHBA-ve së bashku me hartën e shkollës së tij dhe në të shkruhej: “Kapni djalin e gomarit të Amerikës”. Pamjet u shpërndanë nga kanali televiziv Telegram, “Dak al-Munafiqeen”, që do të thotë “Lufto hipokritët”.

Së bashku me fotot e Barron dhe hartën e shkollës qarkullon dhe hashtagu në arabisht (Kapni djalin e gomarit). Gjithsesi kushdo që ka shpërndarë imazhet ka bërë një gabim gjeografik, sepse shkolla St. Andrew’s Episcopal ndodhet në Washington, ndërsa Barron studion në një institut në Marylan.

    Data: 23 Nentor 2017 08:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera