Kthehu lart

Këtu e keni motin për plot 5 ditë

Këtu e keni motin për plot 5 ditë GazetaExpress

Mot i butë dhe kryesisht me diell, javën e ardhshme sërish ftohtë.

Pas motit të ftohtë që mbajti në fillim të javës, nga sot fusha anticiklonike dhe masa të ngrohta ajrore do të fillojnë të fuqizohen mbi pjesën më të madhe të Evropës qendrore dhe lindore.

Nën këto kushte në ditët në vijim do të mbajë mot më i butë dhe kryesisht me diell. Në vise të ulëta në mëngjes mund të ketë mjegull dhe ngricë. Në fundjavë, të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, e gjatë ditës së diel, mot kryesisht me vranësira. Në mbrëmje vonë priten edhe reshje të dobëta shiu.

Sipas tendencave të fundit, në fillim të javës një turbullirë nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore, do të sjellë kushte për mot të ftohtë, kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat me rënie të temperaturave gjatë ditës dhe në mbrëmje do të shndërrohen në borë.
Temperaturat maksimale në ditët e ardhshme do të rriten mbi vlera mesatare duke u sjellë nga 10C deri në 12C, e ato minimale -1C deri 1C, ndërsa në fillim të javës maksimalet parashihet të zbresin në 5C. 

    Data: 23 Nentor 2017 08:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera