Kthehu lart

Shpend Ahmeti i frikësohet rinumërimit

Shpend Ahmeti i frikësohet rinumërimit GazetaExpress

Kreu aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur të padrejtë vendimin e PZAP-it për dërgim në rinumërim të votave në komunën e Prishtinës.

Ahmeti e quan të padrejtë një proces, i i cili është i zakonshëm të ndodhë, kur subjektet politike bëjnë ankesa se ka pasur parregullsi në procesin e balotazhit.

Madje, Vetëvendosja ka bërë vetë ankesë në Prizren duke thënë se votat i janë dërguar kundërkandidatit.

PZAP-i ka marrë vendim sot që komuna e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit të shkojnë në rinumërim. E gjithë kjo pas ankesave që LDK-ja i ka bërë në PZAP për Prishtinën, derisa PDK-ja për Prizrenin.

Ndërkaq, komuna e Rahovecit, ajo e Istogut dhe e Dragashit do të shkojnë në rinumërim të pjesshëm. Në Rahovec PDK-ja ka bërë ankesë kundër AAK-së, si dhe LDK-ja kundër PDK-së në Dragash. /GazetaExpress/

    Data: 23 Nentor 2017 10:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera