Kthehu lart

Besniku i 2po2 poston një foto me UniKKatilin, fansat ja bllokojnë instagramin

Besniku i 2po2 poston një foto me UniKKatilin, fansat ja bllokojnë instagramin GazetaExpress

Reperi 2Po2 ka postuar një foto me reperin e famshëm Rebel a.K.a UniKKatil me një status me hashtag, #ulu që është bë menjëherë hit në internet

Kjo ka bërë që shumica e fansave të Besnikut dhe të UniKKatilit të vërshojnë profilin e tij në Instagram duke menduar se një këngë e re do të vije prej tyre.

Ç’është e vërteta, vetë UniKKatil për Express kishte treguar më parë se do të bëj një këngë për këtë vit, por nuk kishte saktësuar se kur dhe a do të jetë ajo në ndonjë bashkëpunim.

Ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por duket se diçka të re mund të këtë meqë jemi në fundvit dhe dihet që është koha kur lansohen hite të reja pak para Krishtlindjeve dhe festës së Vitit të Ri! /GazetaExpress/ 

????????????????#ulu
A post shared by 2po2 (@besnik2po2) on
    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 22 Nentor 2017 20:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera