Kthehu lart

Era i kthehet daljeve me familje në kryeqytet

Era i kthehet daljeve me familje në kryeqytet GazetaExpress

Këngëtarja Era Istrefi duket se ka vendosur që të kalojë festat e fundvitit në kryeqytet

Kohëve të fundit është përfolur shumë se Era ka një krizë në lidhjen e saj me menaxherin, Faton Shoshin.

Ata nuk janë parë shpesh së bashku, por duket se këngëtarja ka vendosur që të hedh pak pas krahëve rutinat e punës së saj të përditshme.

Ajo është parë sot se ka vendosur që të dal më familje derisa ka postuar në Instastory një dalje të saj edhe me këngëtarën Nora Istrefi, që është motra e saj.

Tutje, ajo është parë edhe në njërin prej lokalëve të saj të preferuara në kryeqytet duke pirë në shoqërinë e shoqeve të saj.

Këngëtarja lansoi së fundmi këngën e saj më të re “No I Love Yous” në bashkëpunim me French Montana, me të cilën këngë ajo nuk korri suksesin që të gjithë kishin pritur, të arrisë së paku të hiti i saj i fundit “BonBon”, një këngë që ka arritur gati kuotën e 500 milion klikimeve në youtube. /GazetaExpress/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Express Rozë:
    Data: 22 Nentor 2017 21:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera