Kthehu lart

Varfëria është gjithashtu një problem psiko-social

Varfëria është gjithashtu një problem psiko-social Autori: Keetie Roelen GazetaExpress

Kudo në botë, turpi që ndiejnë ata që përballen me vështirësitë ekonomike mund të shndërrohet në një kurth. Vetëm kur polikëbërësit të kuptojnë se dinjiteti dhe respekti për veten janë parakushte kundër privimit, atëherë bota do të ketë një mundësi për ta çrrënjosur varfërinë në të gjitha format e saj

Të jesh i varfër është një përvojë shumë e turpshme, që degradon dinjitetin dhe ndjenjën e vetëvlerësimit tek tjetri. Ndërkohë që manifestimet dhe shkaqet e varfërisë ndryshojnë, poshtërimi që e shoqëron atë është universal. Hulumtimet e fundit të kryera në Universitetin e Oksfordit zbuluan se nga Kina në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit me vështirësi ekonomike – madje edhe fëmijët – përjetojnë një sulm pothuajse të ngjashëm ndaj krenarisë dhe vetëvlerësimit të tyre.

Megjithatë, pavarësisht provave të qarta që e lidhin varfërinë me shqetësimin psikologjik, politikat që luftojnë varfërinë zakonisht nuk e marrin parasysh turpin. Përkundrazi, përpjekjet për uljen e varfërisë kanë tendencë të përqendrohen te manifestimet e prekshme të privimit, siç janë mungesa e të ardhurave ose e arsimimit. Si rezultat, zgjidhjet për varfërinë shpesh nënkuptojnë në mënyrë implicite se më shumë pasuri materiale ose kushte të përmirësuara jetese do të përkthehen automatikisht në përfitime të paprekshme, përfshirë përmirësimin e mirëqenies mendore.
Ky mungesë fokusi në anën “psiko-sociale” të varfërisë – ndërveprimi midis forcave shoqërore dhe qëndrimit ose sjelljes individuale – është e gabuar. Nëse duam të lehtësojmë vuajtjet njerëzore dhe të arrijmë Qëllimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së për t’i dhënë fund varfërisë “në të gjitha format e saj” deri në vitin 2030, trajtimi i roleve të brendshme dhe instrumentale që luan turpi në varfëri duhet të jetë të parat dhe në qendër të përpjekjeve tona.

Ndjenja e çnderimit që shoqëron varfërinë dhe i pengon njerëzit të ndërmarrin masa pozitive për të përmirësuar situatën e tyre, është parë kudo në botë. Në Indi, turpi që lidhet me humbjet e drithërave dhe stresi financiar i kanë shtyrë fermerët drejt abuzimit me substanca dhe në raste ekstreme edhe drejt vetëvrasjes. Në Tanzani, studiuesit që studiojnë arsimin dygjuhësor kanë zbuluar se frika e talljes mund t’i pengojë nxënësit me aftësi më të dobëta në gjuhën angleze të marrin pjesë në mësim. Dhe në Ugandë, nxënësit e varfër të shkollave të mesme thonë se pamundësia për të paguar tarifat, për të blerë uniformat apo për të marrë gjërat shkollore është një burim i vazhdueshëm poshtërimi.

Për të trajtuar turpin nga varfëria dhe për të llogaritur në mënyrë adekuate rolin që luan turpi në vazhdimin e varfërisë, duhet të ndërmerren disa hapa.

Për fillestarët, politikëbërësit duhet ta njohin problemin. Në vend që ta shohin turpin si një nënprodukt fatkeq të të jetuarit në varfëri, planifikuesit e zhvillimit njerëzor duhet të marrin në konsideratë se si varfëria e dëmton dinjitetin njerëzor. Ekonomisi Amartya Sen, një nga zërat me më shumë ndikim në uljen e varfërisë, ka argumentuar gjatë se turpi është një nxitës i varfërisë “absolute”. Marrja seriozisht e turpit duhet të jetë pjesë e ndonjë strategjie për uljen e varfërisë.

Për më tepër, turpi, mungesa e vetëbesimit dhe vetëvlerësimi i ulët mund të ndikojnë negativisht në mënyrën sesi njerëzit shohin aftësinë e tyre për të ndikuar në ndryshimin, duke mbështetur një perceptim papërshtatshmërie që mund të dobësojë ata dhe t’i zërë në kurth në varfëri. Për të ndihmuar njerëzit të shpëtojnë nga kjo, strategjitë e zhvillimit njerëzor duhet të shqyrtojnë sesi të forcojnë veprimin personal, aspiratën dhe vetë-efikasitetin – besimin në aftësinë e dikujt për të ndikuar në ngjarje që ndikojnë në jetën e dikujt.

Së fundi, politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm se programet që synojnë të reduktojnë varfërinë, nëse nuk zbatohen si duhet, mund të rrisin ndjenjat e turpit. Për shembull, hulumtues që punojnë në Indi në vitin 2005 zbuluan se gratë indiane ndaluan së shkuari nëpër klinika shëndetësore për të shmangur sjelljen degraduese nga punonjësit e shëndetësisë – në dëm të mirëqenies së tyre dhe të fëmijëve të tyre. Gratë në Afrikën e Jugut që aplikojnë për grante për mbështetjen e fëmijëve kanë raportuar përvoja të ngjashme, njësoj si edhe përdoruesit e bankave ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar. Në fakt, shumë të anketuar në Britani thanë se stigma e marrjes së ushqimit falas ishte aq e rëndë saqë “frika” dhe “turpi” ishin emocione të zakonshme.

Çështja e turpit dhe nevoja për ta marrë atë më seriozisht në politikat e uljes së varfërisë, po fiton ngadalë terren. Akademikë që hulumtojnë vuajtjet njerëzore e kanë kuptuar se “dinjiteti i marrësit” është një komponent i rëndësishëm i zbutjes së suksesshme të varfërisë. Për shembull, një rishikim i vitit 2016 i programeve të transferimit të parave në Afrikë zbuloi se mungesa e stresit dhe turpit rriti besimin tek marrësit, duke çuar në përmirësimin e vendimmarrjes dhe produktivitetit. Duke u bazuar në prova të tilla, Universiteti i Oksfordit po shtrin e shtrin hulumtimin e tij në “lidhjen e turpit me varfërinë” për të studiuar se si sektori ndërkombëtar i zhvillimit mund “të turpërojë” politikat kundër varfërisë.

Programet që synojnë uljen e varfërisë po lëvizin në drejtimin e duhur, por mbetet ende shumë punë për të bërë për të integruar komponentin psiko-social të varfërisë në politikë dhe planifikim. Vetëm kur politikanët kuptojnë vërtet se dinjiteti dhe respekti për veten janë parakushte të pashmangshme në luftën kundër privimit, atëherë bota do të ketë një mundësi për ta çrrënjosur varfërinë në të gjitha format e saj.

/Project Syndicate

    Data: 22 Nentor 2017 11:24
    Autori: Keetie Roelen

    Të tjera