Kthehu lart

​Inter bën gati planin për të ndaluar kalimin e Icardit në Real

​Inter bën gati planin për të ndaluar kalimin e Icardit në Real GazetaExpress

Mauro Icardi është objektivi kryesor i Real Madridit për fazën e sulmit edicionin e ardhshëm

Paraqitjet fantastike këtë edicion të Mauro Icardit dhe në anë tjetër momentet jo të mirë që po kalon Benzema, e ndoshta edhe shitja e mundshme e Gareth Bale, ka bindur Florentino Perezin që të hedhë sytë nga argjentinasi i Interit për të përforcuar Realin e Madridit.

Megjithëse mund të thuhet me bindje se zikaltrit nga Milano e konsiderojnë të pashitshëm “Maurito”-n, në kontratën e kapitenit zikaltër ekziston tashmë një klauzolë për prishjen e kontratës që vlen për transferimet jashtë Italie, që është 110 milionë euro e që skadon 20 korrikun e ardhshëm.

Kjo e bën Icardin të tentueshëm nga shumë klube të mëdha, përfshi Realin e Madridit, ndaj dhe klubi zikaltër dhe menaxherja e lojtarit, Wanda Nara, duket se po punojnë për të rishikuar klauzolën e prishjes së kontratës, pse jo për të përmirësuar edhe përfitimet ekonomike nëse do të vijojë të qëndrojë tek Interi. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Nentor 2017 20:20
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve

      ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve 0

    Të tjera