Kthehu lart

​Mourinho befason me deklaratën e tij pas humbjes nga Basel

​Mourinho befason me deklaratën e tij pas humbjes nga Basel GazetaExpress

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho beson se skuadra e tij është dashur të kishte shënuar pesë gola në pjesën e parë ndaj Baselit

Jose Mourinho thotë se skuadra e tij nuk është dashur të humbiste ndaj Baselit, sepse vetëm në pjesën e parë rezultati ka mundur të ishte 5:0.

Por, ai e pranon se kur nuk i shfrytëzon rastet, atëherë edhe dënohesh.

Baseli fitoi 1:0 ndaj anglezëve, me golin e Lang në minutën e 89’, duka ia shkaktuar kështu atyre humbjen e parë këtë edicion në Evropë.

“Ne humbëm sepse është dashur të ketë qenë 5:0 pas pjesës së parë dhe ne nuk mundëm të shënojmë edhe pse dominuam. Ne disa raste ishte shumë e thjeshtë dhe dukej e pamundur për të mos fituar”, tha portugezi pas ndeshjes.

“Por, përvoja e tregon se kur ju humbisni shumë raste atëherë e vendosni vetën në këtë pozitë. Në pjesën e dytë menduam se edhe barazimi ishte në rregull, por ata shënuan në minutën e fundit”. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Nentor 2017 09:55
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve

      ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve 0

    Të tjera