Kthehu lart

Valverde tregon pse Messi nuk luajti nga fillimi kundër Juventusit

Valverde tregon pse Messi nuk luajti nga fillimi kundër Juventusit GazetaExpress

​Leo Messi nuk luajti nga fillimi kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, por u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka treguar arsyen e vërtetë pse vendosi që Leo Messi të mos luante nga fillimi në ndeshjen ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Ai tha se argjentinasi kishte nevojë për pushim dhe mendoi se inkuadrimi i tij në pjesën e dytë do të ishte më i mirë për skuadrën.

“Messi ka luajtur shumë ndeshje dhe ne menduam se do të ishte më mirë që të luante në pjesën e dytë”, tha fillimisht Valverde për të përditshmen spanjolle, AS.

“Ne menduam se ndeshja do të ishte e mbyllur në fillim dhe do të hapej më shumë në pjesën e dytë. Kështu edhe ndodhi”, u shpreh në fund spanjolli.

Pavarësisht se në pjesën e dytë kishet më shumë raste, ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës në fund përfundoi baras 0:0. /Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 23 Nentor 2017 09:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve

      ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve 0

    Të tjera