Kthehu lart

​Vangjeli preferon titullin para kalimit të grupeve në Europa League

​Vangjeli preferon titullin para kalimit të grupeve në Europa League GazetaExpress

Kristi Vangjeli është në një mendje me trajnerin Ilir Daja sa i përket objektivave afatshkurtra të Skënderbeut.

Korçarët do të ndeshjen nesër në orën 21:05 kundër Dinamos së Kievit në një stadium pa tifozë, por ndeshja e fazës së grupeve në Europa League, tani që shanset janë minimizuar shumë, ka kaluar në plan të dytë.

“Preferoj më shumë 6 pikët me Partizanin dhe Kukësin se sa të kualifikohemi”, tha mbrojtësi korçar Kristi Vangjeli gjatë konferencës për media, shkruan Panorama Sport.

“Dhuratat” për rivalët

“Ne kemi luajtur mirë në të dyja ndeshjet me Partiznain e Berogradit, por kemi bërë disa gabime dhe kemi dhuruar pikë. Sa shanse kemi? Nuk është plotësisht në dorën tonë dhe nuk jemi favoritë, sepse nuk kemi tifozët. Fakti që ata do të luajnë me disa ndryshime mund të na dëmtojë, sepse disa lojtarë të tyre nuk i njohim fare”, vazhdoi ai.

“Ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të bëjmë më të mirën tonë. Futboll është, jo gjithnjë fitojnë më të mëdhenjtë… Ne kemi ëndërruar gjithnjë që ta kalojmë grupin. Nëse ia dalim mbanë nesër, atëherë mund të bëjmë një surprizë kundër Jang Bojsit, edhe pse ajo skuadër është më e vështirë se sa Partizani i Beogradit. Por gjithsesi ata kanë shanse të mundin nesër Partizanin e Beogradit dhe të na japin ne një shans nëse ia dalim kundër Dinamo Kievit”. /Express/ 

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 22 Nentor 2017 21:40
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve

      ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve 0

    Të tjera