Kthehu lart

Xhemaili debutoi me humbje, kështu u prit nga tifozët (Foto)

Xhemaili debutoi me humbje, kështu u prit nga tifozët (Foto) GazetaExpress

Blerim Xhemaili ka debutuar në kampionatin amerikan me Montreal Impact

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemaili, ka debutuar në kampionatin amerikan me skuadrën e re, Montreal Impact, shkruan Gazeta Express. Xhemaili debutoi me humbje pasi Montreal humbi 2:3 ndaj Columbus Crew.

Shqiptari u prit më së miri nga tifozët, që kishin përgatit edhe një baner për 31-vjeçarin.

“Mirë se erdhe Blerim”, shkruhej në Baner.

Derisa Xhemaili u shpreh i lumtur me debutimin dhe pritjen që i bën, por jo edhe me rezultatin e sfidës.

“Ishte një ndeshje e bukur dhe një pritje fantastike nga tifozët. Gjithsesi rezultati nuk ishte ai që donim por do të kthehemi te fitoret”, deklaroi fillimisht Xhemaili.

“Unë duhet të përshtatem me jetën dhe futbollin e këtushëm”, shtoi më tej Xhemaili, duke kërkuar kohë për t’i treguar vlerat e tij. /Gazeta Express/

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
    Data: 15 Maj 2017 11:30
    Autori: GazetaExpress

    Komentet

    • ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve

      ​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve 0

    Të tjera